VIDEO SHOKUESE/ Sekonda nga vdekja, ja si u përplasën dy të miturit 2 dhe 6 vjeç...

Pamje shokuese janë publikuar nga momenti kur dy të mitur dy dhe gjashtë vjecc u goditën për vdekje nga një automjet, drejtuesi i të cilit dyshohet se ishte në gjendje të dehur.

Dy vjeçari Casper Platt-May dhe vëllai i tij Corey, gjashtë vjecc,  ishin në një  shëtitje në park me nënën e tyre, Louise, hallat dhe kushërinjtë e tyre kur ndodhi tragjedia.

Grupi kalonte një rrugë banimi në Coventry kur një automjet i goditi.

Pamja e transmetuar tregon momentin pak përpara dhe pas përplasjes, ndërsa dallohet një makinë e zezë që shihet duke udhëtuar përgjatë rrugës në CCTV.

Një grua me një fustan të zi dhe një burrë me moshë mesatare shihet duke nxituar në rrugë nga e djathta, ndërsa makina kalon, me sa duket për të ndihmuar dy djemtë.

Babai i djemve, Reece Platt-May, tezja Tia Fletcher dhe gjyshi Kim May qanë kur vizituan skenën këtë mëngjes.