Lojtari i Partizanit përfundon në spital

Partizani dhe Skënderbeu do të ndeshen nesër në takimin e vlefshëm për javën e 21-të të Superligës.

Një ditë përpara kësaj ndeshjeje, mesfushori i Partizanit, Bruno Telushi, ka përfunduar në spital. Telushi i është nënshtruar një operacioni në gju në një nga spitalet privatë të kryeqytetit.

Klubi i kuq ka njoftuar se lojtari është operuar vetëm përpara disa minutash në menisk dhe sipas mjekëve ai do të rikthehet shumë shpejt në fushën e lojës.