Spalleti nuk rrezikon me Icardin

Inter pret Beneventon këtë javë, skuadrën e fundit në klasifikimin e Serie A, por dimri i vështirë që po kalon Interi i ka dhënë shumë vlerë kësaj ndeshjeje.

Trajneri Spalletti po rigjen edhe të munguarit Miranda dhe Icardi, edhe pse për kapitenin është në dyshim që ta hedhë në fushë nga minuta e parë.

Nuk e di nëse do të aktivizohet nga fillimi, pasi nuk dua të rrezikoj. Është e vërtetë që janë rikthyer me grupin, ashtu si edhe Rafinha dhe Borja. Edhe Miranda nuk i ka 90 minuta, megjithatë do të analizojmë gjithçka para ndeshjes. Rafinha nuk është stërvitur mire gjatë javës”, deklaroi në konferencën për shtyp Spalletti.