Denoncimi/ Taulant Balla si Kuçedra, ju pret ujin banorëve të Përrenjasit

Taulant Balla është kthyer në padronin e gjithçkaje në Rrethin e Librazhdit, ku ai vendos kush punësohet e kush jo, kush do të pijë ujë e kush jo.

Qytetarët e Përrenjasit kanë denoncuar sot deputetin Balla dhe kreun e PS-së së zonës, se ju kanë marrë ujin për fabrikat e tyre.

Mesazhi i qytetarit është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri në FB:

Taulant Balla dhe kreu i PS së Prrenjasit iu marrin banoreve ujin për fabrikën e tyre!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor!

Uroj te jeni mire dhe te keni shendet!

Desha t’ju ve ne dijeni ne lidhje me situaten e ujit te pijshem ne Prrenjas dhe abuzimit qe behet me te. Bashkengjitur gjeni fotot e abuzimit qe ben me ujin Taulant Balla. Se bashku me kryetarin e PS Prrenjas, ish kryetar komune ne Rrajce, Haxhi Collaku, kane ngritur nje fabrike uji qe merr uje direkt nga tubi kryesor i ujesjellesit pa asnje lloj leje dhe normalisht pa paguar asgje. Uji gjendet neper dyqane me etiketen “Uje Qafthana”. Ne fillim u cudita pse Bashkia Prrenjas drejtuar nga LSI s’kishte vepruar por mora vesh qe Ujesjellesi i Prrenjasit menaxhohet nga “dishepulli” i Taleban Balles, kryetari i Bashkise Librazhd, Kastriot Gurra. Dhe pse dy ujesjellesa te ndryshem, cuditerisht Kastriot Gurra nuk lejon qe te ndahen por do te vazhdojne te jene pjese e te njejtes Sh.A. sepse keshtu mund te garantoje abuzimin e Shefit te tij te Madh te PS dhe kryetarit te vogel te PS se Prrenjasit.

Anonim te lutem doktor se diktatura e ketyre te fik deren.”