Qëndrimi i Presidentit për çështjen e detit, Rama: Ndaj me Kreun e Shtetit dashurinë për kanionet...

Kryeministri Edi Rama iu shmang komenteve në lidhje me qëndrimin e Presidentit Ilir Meta për çështjen e detit.

Rama u pyet në konferencë për mediat në lidhje me letrën që Kreu i Shtetit i ka dërguar Ministrisë së Jashtme për plotfuqishmërinë e grupit negociator në negociatat me Greqinë, por ai ka shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë.

“Ndaj me presidentin të gjithë dashurinë për kanionet dhe të gjithë vëmendjen që kanionet të jenë një nga pikat e turizmit dhe zhvillimit.

E kam dhënë përgjigjen time, ky është vendi më i gabuar për të nxjerrë një lajm se mes meje dhe Presidentit ka ndonjë problem.

Kam të gjithë mirënjohjen ndaj Presidentit se më ka prezantuar për herë të parë me kanionet”, tha Rama.