Alarmi/ Numri i të prekurve nga fruthi arrin në 162, mes tyre edhe të vaksinuarit...

Numri i të prekurve nga fruthi në Shqipëri ka arritur në 162 persona, mes të cilëve edhe ata që konsiderohen si të mbrojtur për shkak të dozave të plota që kanë marrë nga vaksinat e fruthit.

Tre nxënës shkollash, të moshës mbi 10 vjeç, që referuar kalendarit të vaksinimit, kanë marrë dozat e plota të vaksinës, rezultojnë të prekur nga fruthi.

Por sipas specialistëve kjo ndodh në raste të rralla, kur trupi edhe pse i vaksinuar nuk krijon mbrojtje nga sëmundja.

Sipas specialistëve pjesa më e madhe e të prekurve i përket moshës nën 1 vjeç apo fëmijë që janë deri në dy vjeç por nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës kundër fruthit.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë deklaruan para disa ditësh se kemi të bëjmë me një epidemi të fruthit, ndërsa gjatë javës së fundit kanë një rritje me mbi 50 % të rasteve.