Ndjekësi e shau k*rvë dhe më pas e komplimentoi, ja çfarë i bën Emina Cunmulaj

Modelja e njohur Emina Cunmulaj, është mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo gjatë gjithë kohës poston foto dhe video nga përditshmëria e saj. Emina gjithashtu njihet për tipin e drejtpërdrejtë dhe karizmatik që ka.

Sikurse të gjithë personazhet e njohur, ajo përballet çdo ditë me komentet nga ndjekësit e saj, të cilët jo gjithmonë janë pozitiv. Kësaj herë një prej tyre e ka quajtur modelen k*rvë në një mesazh, ndërsa pas disa çastesh e komplimeton.

Kjo gjë i ka rënë në sy modeles, e cila nuk ka nguruar ta bëjë publik mesazhin e këtij ndjekësi. “Njëherë më shan, njëherë më lavdëron”- shkruan Emina në foton e publikuar.