Ambasadori amerikan: Koha që partitë të tregojnë lidership, ratifikoni Demarkacionin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delaëie, ka kërkuar nga partitë politike që të ratifikojnë Demarkacionin me Malin e Zi.

Delaëie, përmes një postimi në Tëiiter, shkruan se tani është koha që të gjitha partitë politike në Kosovë, të tregojnë lidership dhe të vendosin qytetarin të parin.

“Tani është koha për të gjitha partitë të tregojnë lidership. Bëni një marrëveshje që i vendos qytetarët në rend të parë. Ratifikojeni demarkacionin”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Deklarata është bërë disa orë, pasi Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe sot të vendos për këtë marrëveshje.