Po hynte në Kuvend, qëllohet me vezë Albin Kurti

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti është gjuajtur me vezë derisa hynte në ndërtesën e Kuvendit.

Një qytetar ka gjuajtur me vezë në drejtim të Kurtit në shenjë proteste për mos ratifikimin e Demarkacionit.

Pas këtij veprimi I.Krasniqi është shoqëruar nga policia të cilët  e kanë future në oborrin e ndërtesës së Kuvendit.

Për sot është paralajmëruar një protestë para Kuvendit në përkrahje të Demarkacionit.