VIDEO/ Protesta para Kuvendit, ‘votoni demarkacionin, zhbllokoni qytetarët e Kosovës’

 

Ndërkohë që në Kuvendin e Kosovës pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme për kufirin me Malin e Zi ose siç quhet, demarkacion, para Kuvendit po mbahet një protestë paqësore me kërkesën për miratimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Ftesa është bërë në facebook, ku është njoftuar se protesta ka nisur në ora 10:00, me moton’ votoni demarkacionin, zhbllokoni qytetarët e Kosovës”.