'Epidemia e fruthit vazhdon, kryeministri nuk flet, media e ka në fund'

Petrit Vasili, kreu i Grupit të LSI, ka ngritur alarmin për epideminë e fruthit në vendit tonë, e cia sipas tij nuk po merrte seriozisht nga qeveria, por as edhe nga mediat.

"Kryeministri e ka qepur gojen dhe s'flet për epideminë e fruthit, - shkruan Vasili. - Po mendon budallëkun e radhës se si do të dalë si triumfator nëpër podiume, kur epidemia të jetë ndalur dhe do të tregojë broçkulla pa fund për suksesin e tij.

Edhe media përcjell lloj lloj dënglash që qytetarëve nuk ju duhen hiç dhe këtë ngjarje e ka nga të fundit, se më vlerë kanë batutat e trasha te nje kryeministri te trashe.

Epidemia e fruthit vazhdon, ka raste të reja, ka pasur viktima, ka komplikacione serioze dhe qeveria nuk ka ngritur akoma institucionet që ligji ia detyron për menaxhimin e tij.

Do të kujtohen të gjithë vetëm kur ta shohin fruthin te dera e tyre. Atëherë po, do të bërtasin fort. Sa qesharake.....por edhe tragjike..."