Gattuso befason me deklaratën pas ndeshjes: Nëse gaboj, b*tha ime...

Pas fitores në shtëpi 1-0 ndaj Ludogorets, trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso përgëzoi lojtarët e tij për kualifikimin në fazën tjetër të Europa Leagues.

Në një intervistë për “Sky Sport Italia”, trajneri që njihet për fjalorin e tij të ashpër dhe për karakterin impulsiv theksoi se çdo përgjegjësi e merr ai dhe jo lojtarët, shkruan SYRI.net.

" Jam i lumtur që nuk kemi pësuar gol, pasi kjo është ajo që doja të arrija në këtë ndeshje. Silves sot i ka munguar vetëm goli. Pres më shumë nga Locatelli. Do të vazhdoj të ndryshoj të 3 qendër sulmuesit. Nëse gaboj, b*tha është e imja dhe zgjedhjet i bëj unë, por nuk do të them kurrë që dikush ka luajtur keq sepse kur ka një ndjenje të përkatësisë nuk mund ta refuzoj, në fakt unë jam më i lumtur."

Sot në orën 13:00 në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për Europa Leaguen.

/ SYRI.net /