Lushnjë, bie nga biçikleta në kanal dhe humb jeten

Një i moshuar ka humbur jeten në qytetin e Lushnjes. Trupi i pajetë i një 71 vjeçari është gjetur mbrëmjen e djeshme në një kanal me ujë në Lushnje. Ne njeftimin e policisë thuhte se "rreth orës 23:40, në fshatin Halilaj, është gjetur nga familjarët në kanalin me ujë shtetasi T.B".

Nga hetimet paraprake të policisë rezulton se i moshuari të ketë rënë nga biçikleta dhe është mbytur. Ndërkohë policia shpjegon se një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.