Batutat/ Veliaj debat me gazetarët: S’jam terapisti yt, Edi Ramës i qafshi hallin, qetësohuni...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, ishte i pranishëm në studion e Opinion përballë një paneli gazetarësh në lidhje me ndërtimet në kryeqytet. Veliaj është përfshirë në debate të ashpra, duke përdorur edhe fyerje ndaj të pranishmëve.  

Pjesë nga debati

Veliaj: Nuk jam terapisti yt, jam kryebashkiaku i qytetit. Duhet të qetësohesh, ose duhet të marrësh këshillimin e duhur.

Gazetarja: Je kryebashkiak por thuaj të vërtetën...

Veliaj: E dini ju që kur erdhën 500 kompani italiane në Tiranë nuk kishim ku t’i akomodonim, i çuam në Durrës se duheshin 2000 shtretër. Turistët te bulevardi i ri ku do flenë, te bregu lumit?

Gazetarja: Oferta për kulla keni? E di ti sa është çmimi i një apartamenti në kulla?

Fevziu: Ti po të duash e bën Edi Ramën të kërcejë sipër tavolinës...

Veliaj: Edi Ramës i qafshi hallin ju, se është i vetmi që ka sjellë një normë civilizimi

Gazetarja: Unë mendoj se në Tiranë nuk ka nevojë për kulla...

Veliaj: Unë nuk pranoj leksione nga njerëzit që nuk duan kulla dhe vetë rrinë në kulla. Jam për zhvillimin e një qyteti që garanton ofertë banimi.