Debati për ndryshimin e kufijve/ Deklarata e fortë e gazetarit: Një dorë e fshehtë po përgatitet trazira në...

Gazetari Arjan Çani ka bërë një të deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme kur shprehu dyshimet e tij, për atë që po ndodh në disa vende në Ballkan.

I pranishëm në studion e News 24, Çani iu referua debatit për ndryshimin apo normalizimit të kufijve, ndërsa tha se një dorë e fshehtë po përgatit një trazirë të tmerrshme që do ndodhë në Ballkan dhe nuk është shumë e largët.

“Dua të projektoj një të ardhme që ndoshta s’është edhe aq e largët. Ca po ndodh, është rastësi që fiks në këtë moment po flitet për ndryshim kufijsh jo vetëm këtu, por gjithandej, Kosova, Serbia, Bosnja, Turqia.

Pyetja ime është a do ketë luftë në këtë vend?

Këto janë rastësi apo një dorë e padukshmne që ne të gjithë e dimë se kush është, është duke gatuar një corbë që një ditë të plase e të mos kemi sbpëtim asnjë. S’më duket rastësi që ky debat po bëhet në gjithë Balkanin përeth. Atëherë ca po ndodh me Balkanin?

Unë s’besoj shumë te rastësia kur ndodh në të njëjtën kohë. Unë se kam përgjigjen, kam thjesht dyshime. Përgatitemi për luftë? A do ketë një trazirë të tmerrshme në Ballkan apo duke e konsideruar thjesht një luftë për pushtet që bëjnë aktorët për vendet e tyre?”, tha Çani.

Dyshimet e Canit i përforcoi i ftuari tjeter, publicisti Arjan Curi, i cili tha se janë fuqitë e mëdha që kanë interesat e tyre në Balkan dhe ndikojnë.

 “Janë edhe shumë fuqi të mëdha që synojnë Balkanin, SHBA, Turqi, bota ruse, ka një dorë që sikur i ndez, që ka një skenar. Janë 3 qyteterime të mëdha që përplasen”.