Ja pse do të rrethohet Teatri Kombëtar me kulla...

“Buxheti i shtetit tonë nuk i ka 30 milionë euro për ta ndërtuar teatrin, ndaj kemi bërë këtë kompromis. Ne kemi ofruar pronat për ti dhuruar qytetit një teatër”.

Deklarata u bë nga Kryebashkiaku Erjon Veliaj në studion e Opinion, duke pranuar se vlera mund të shkojë 30 milionë euro dhe do të ndërtohet me një skemë të ngjashme me stadiumin kombëtar, pra partneritet shtet-privat.

Gjithsesi ai garantoi se mbi teater s’ka kullë, duke shtuar se ndërtesa e teatrit kombëtar do jetë godinë më vete.