Video/ Veliaj-gazetares: Shpirti vogël, prit kekun të piqet...

Kryebashkiaku Erjon Veliaj tha se Teatri Kombëtar që sot ka 3 mijë metra katrorë,  do të ketë trefishin e pjesës kur të ndërtohet godina e re.

Në studion e Opinion, ai nuk pranoi të fliste për kulla, apo ndërtesa të tjera që do ndertohen rreth tij, por tha se prona e bashkisë nuk do të tjertërsohet ndërsa prona private do të zhvillohet prej tyre.

Gjatë debatit me një prej gazetarëve të pranishme në studion, Veliaj i tha “Shpirti vogël, prit kekun të piqet…”, i tha Veliaj në kontekstin që prit sa të mbarojë projekti, pastaj reago për ndërtimet e reja.