Ndihma ekonomike/ Zv. ministrja Kospiri: Po modernizojmë skemën...

Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Bardhylka Kospiri, u shpreh se qëllim i reformës në ndihmën ekonomike është ti japi fondet atyre personave që kanë vërtet nevojë.

Sipas Kospirit, kjo reformë i vjen në ndihmë qytetarëve të cilët plotësojnë realisht kushtet për ta përfituar këtë ndihmë ekonomike, duke shmangur abuzimet.

“Qeveria është e qartë në punë e saj. Kjo reformë që ka të bëjë me modernizimin e ndihmës ekonomike ka si synim që ndihma ekonomike të shkojë tek i varfëri dhe jo të shpërndahet në mënyrë abuzive”, tha Kospiri