Vrasja e Ivanoviç/ Politikani serb: Do ta ndalim zullumin e Vuçiçit në Kosovë

Politikani serb nga Kosova Sllavisha Petkoviç në një intervistë për “Tabloid” ka folur rreth vrasjes së Oliver Ivanoviçit dhe ndërhyrjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiç.“Që nga ardhja në pushtet e SNS, shumë serb në Veri janë sulmuar. U janë gjuajtur bombat nëpër shtëpi, djegur veturat, është rrahur dekani dhe profesor tjerë. Dhe për fat të keq është dashtë të ndodhë vrasja e Oliver Ivanoviçit që serbet në Kosovë të thonë mjaft, dhe se më nuk do ta durojnë zullumin e SNS-së” thot Petkoviç.

Sipas Petkoviçit në Veri të Kosovës është instalur një sistem kriminal, që si qëllim ka mbajtjen në frikë të serbëve.

Një ditë pas vrasjes së Ivanoviçit, Aleksandar Vuçiç merr vendim që Ivanoviç të varroset në varrezat “Aleji” në Beograd. Por a varrosen “ Tradhëtarët” në Aleji. Vuçiçi duhet të përgjigjet në pyetjet nëse ai dhe partia e tij qëllimisht kanë gënjyer apo Oliveri përnjëmend ishte tradhëtar, ashtu siç kanë thënë” Petkoviç.

Petkoviç ka folur edhe për njeriun më kontravers në Veri të Mitrovicës, Millan Radojçiçin.

“Shiqoni, Millan Radojçiç udhëheq me Listën Serbe, ndërsa Zoran Milojeviç “Zela” është drejtor i “Telekom Kosova”. Kjo është fotografia e regjimitit të Aleksandar Vuçiçit dhe personelit të tij, të cilët e kanë kthyer në të zezë Veriun e Kosovës. Sa e di unë Policia e Kosovës dhe EULEX-i pas vrasjes së Ivanoviçit do të merren edhe me kriminelët në Veri. Dhe janë në pyetje ditët kur të tillët do të përfundojnë në vendet që i meritojnë, në burg. Përveç nesë Vuçiçi, e që mund të pritet, nuk u siguron vendstrehim në Serbinë qendrore” shton Petkoviç.