Rita Ora dhe Dua Lipa, armike me njëra-tjerën! Ja ç’ndodhi mbrëmë mes tyre në ‘BRIT Awards’

Dua Lipa ka rrëmbyer dy çmime në edicionin e sivjetmë të “BRIT Awards”. Këngëtarja me prejardhje nga Kosova fitoi në kategorinë “Këngëtarja më e mirë femër ” dhe “Artisja e re më e mirë”. Megjithatë, kosovarja tjetër që ishte pjesë e këtij eventi, por vetëm për të përformuar, nuk e ka uruar bashkëkombësen e saj për shkëlqimin në mbrëmjen e të enjtes.

Një tjetër event i rëndësishëm muzikor ka bashkuar mbrëmë dy këngëtarët e lindura në Kosovë, Rita Ora dhe Dua Lipa. Por, ashtu sikurse edhe më parë, Ora dhe Lipa nuk janë parë të shoqërohen me njëra tjetrën as në “BRIT Aëards 2018”.

Dua Lipa ishte e nominuar në katër kategori në këtë eveniment, në dy prej të cilave triumfoi si “Këngëtarja më e mirë femër ” dhe “Artisja e re më e mirë”.

Për këtë triumf, krijuesja e “New Rules” me te cilin është bëre këngëtarja më e re që ka kaluar mbi 1 miliard shikime në youtube, mori urime ngado, përshirë edhe koleget e saj në industrinë muzikore në Britani e SHBA.

Por, një gjë të tillë nuk e bërë Rita Ora. Këngëtarja kosovare që me hitet e saj disa herë qëndroi e para në chartin britanik, ka injoruar krejtësisht fitoret e rëndësishme të bashkëvendëses së saj.

Madje, Ora ka qenë gjithashtu në të njëjtën sallë, ku u ndanë çmimet, për të performuar gjatë natës së “BRIT Awards”, hitet e saj të fundit “Your Song” dhe “For You”, të cilat u mirëpriten mjaftë shumë.

Marrëdhënia e dy yjeve të muzikës, me famë botërore, ka kohë që diskutohet si e krisur. Madje, pak ditë më parë u raportua se Dua Lipa ngacmoi Rita Orën, duke e krahasuar veshjen e saj në koncertin madhështorë në Prishtinë, fundjavën e kaluar, për 10 vjetor të Pavarësisë, me veshjen e personazhit filmit “Borat”.

Nga ana tjetër, në gjithë këtë situatë, ka qenë babai i Dua Lipes, Dukagjin Lipa i cili mbrëmë ka shpërndarë në instagramin e tij një video gjatë kohës sa Rita Ora u ngjit për të kënduar në skenën e madhe të “O2 Arena”. Sikurse, Lipa ka shpërndarë gjatë gjithë mbrëmjes edhe video të vajzës së saj, Duas.

22 vjeçarja, Dua Lipa para disa muaj në një intervistë kishte thënë se nuk njihet me Rita Orën, edhe pse sipas saj prindërit e saj kanë kontakte mes vete meqë janë nga i njëjti vend. Derisa, Rita Ora gjatë qëndrimit në Prishtinë, të shtunën e kaluar, në një paraqitje për gazetarët kosovarë ka thënë se i vjen mirë që në botë po shkëlqejnë yjet shqiptarë si Dua Lipa e Bebe Rexha.

Ora tha se me Bebe Rexhen janë takuar dhe janë shoqe të mira, ndërsa jo diçka të tillë për Dua Lipën./Express/