Krahasimi me zogjtë e korbit/ Astrit Patozi: Edi Rama kishte të drejtë...

Astrit Patozi, ish-deputet i PD-së, ka reaguar mbi etiketimin që Kryeministri Edi Rama u bëri deputetëve të opozitës, të cilët i krahasoi me zogjtë e korbit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Patozi shkruan se Rama e tha në të njëjtën ditë që Organizata Transparency International shpalli raportin e shkallëzimit të korrupsionit për vitin 2017, në të cilin Shqipëria e udhëhequr prej tij kishte zbritur plot 8 vende më poshtë.

“EDI RAMA KISHTE TË DREJTË...

Edi Rama kishte shumë të drejtë sot kur foli në parlament për zogjtë e korbit.

Sepse e tha në të njëjtën ditë që Organizata Transparency International shpalli raportin e shkallëzimit të korrupsionit për vitin 2017, në të cilin Shqipëria e udhëhequr prej tij kishte zbritur plot 8 vende më poshtë.

A nuk ngjet kështu edhe me zogjtë e korbit, që sa më shumë rriten, aq më shumë nxihen?”, shkruan Patozi.