Dëmtimi, Icardi mungon edhe ndaj Beneventos

Mauro Icardi ende nuk është i gatshëm të luajë si titullar me Interin.

Janë mediat italiane ato të cilat raportojnë se sulmuesi argjentinas pritet ta nisë nga stoli ndeshjen e fundjavës kundër Beneventos.

Icardi nuk është stërvitur ditën e sotme për shkak se ndjen dhimbje në kofshën e majtë, raporton “Gazzetta dello Sport”.