Sigurimi i Kuvendit tërheq zvarrë gazetarin shqiptar

Sigurimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka tërhequr zvarrë gazetarin Taulant Osmanin, gjatë kryerjes së detyrës së tij.

Sipas asaj që raporton gazetarja e KTV-së, Osmani kishte shkuar tek zyra e kryetarit të kuvendit për të marrë informacione lidhur me takimi që Veseli besohet se ishte duke e mbajtur me presidentin Thaçi, kryeministrin, Haradinaj, dhe deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti dhe Ismet Beqiri.

Deri më tani nuk dihet arsyeja e saktë që kanë shtyre sigurimin e kryetarit të kuvendit të tërheq zvarrë gazetarin e Kallxo.com.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme vetë Veseli kishte një lutje për gazetarët duke thënë që të kontribuojnë edhe ata në mënyrë që të ratifikohet demarkacioni dhe kështu të arrihet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. /ekspres/