Zarfi me pluhur të bardhë frikëson princin Harry dhe të fejuarën e tij, Meghan

“Scotland Yard është duke hetuar një letër e cila i është dërguar Princit të Britanisë së Madhe, Harry dhe të fejuarës së tij, Meghan Markle, letër që përmbante një pluhur të badrhë dhe ngriti dyshimet se ishte antraks, njofton sot The Guardian, citon Syri.net.

Letra mbërriti këtë muaj në pallatin St James në qëndër të Londrës, më 12 shkurt. Pluhuri që u gjet brenda u gjykua si i padëmshëm nga ekspertët.

Çifti do të martohet në muajin maj dhe letra shkaktoi tronditje në pallatin në Ëestminister. Çifti mbretëror ishte infomuar për letrën e dyshimtë. Policia po heton për të përcaktuar nëse ëhstë i njëjti person që ka dërguar dy letra të tilla.

Mikrobi i antraksit mund të shndërrohet në pluhur dhe është vdekjeprurës. Pluhuri i bardhë që u ëhstë dërguar njerëve të shquar ka ngjallur shumë shpesh frikë të madhe./SYRI.NET