VIDEO/ Rrëfimi i dhimbshëm i mësueses së Naomit: Vetëm qajmë, nuk bëjmë dot mësim

Marije Leka, mësuesja e vogëlushes së ndjerë 10-vjeçare ka qenë e pranishme në meshën e fundit.

“Nuk e kisha menduar kurrë këtë fund. Edhe 20 ditë dhe do dilja në pension. Do bëja festë e jo të mbushesha me lot,”- është shprehur mësuesja.

Noemi Preka u përcoll sot për në banesën e fundit.

Vogëlushja 10-vjeçare ishte viktima e katërt e shënuar nga aksidenti tragjik, që ndodhi disa ditë më parë në Velipojë.

Edmond Preka udhëtonte së bashku me gruan e tij, Ervisa, dhe tre fëmijët. /Faxweb