Basha thërret në protestë edhe median: Gjendja është e rëndë, ju kur do ta bëni protestën tuaj

Pas mbyllje së seancës plenare në lidhje me problemin e ndihmes së hequr ekonomike për mijëra qytetarëve, kreu demokrat Lulzim Basha tha se, ‘Edi Rama tregoi se është një njeri i pandjeshëm dhe nuk ka asnjë ndjenjë dhembshurie për qytetarët të cilët gjenden me sytë nga qielli’.

‘Kam vizituar qyetetarë pa asnjë të ardhur.

Edi Rama e ka faktuar edhe sot se zgjedh të sulmojë opozitën për të fshehur përgjegjësinë karshi këtyre njerëzve. Ai është autori i braktisje së këtyre familjeve.

Rama përdori alibi për të lënë pa bukë, pa ujë, pa dritë, mijëra familje shqiptare.

Ky është një akt kriminal dhe do të luftojmë që kjo emergjencë të marrë fund.

Vendi ka nevojë për zgjidhje, vendi ka nevoje që ekonomia te çlirohet nga oligakët dhe miqtë e Edi Ramës’, tha kreu i PD-së Lulzim Basha para gazetarëve.

I pyetur nga media për protesta, Basha i ka kërkuar gazetarëve se kur do të dalin ata në protestë.

‘Protesta janë të vazhdueshme dhe janë të shtrira kudo. Po ju gazetarët kur do ta bëni protestën tuaj?’, ka përfunduar Basha.