VIDEO/ Isli Hidi hero në Qipro, pritje spektakolare në fund të ndeshjes

Isli Hidi është kthyer në njeriun hero në Qipro.

Portieri shqiptar tregoi aftësitë e tij të jashtëzakonshme duke bërë disa pritje spektakolare duke shpëtuar në këtë mënyrë skuadrën e tij  nga rënia nga kategoria.

Goli i vetëm i shënuar në sfidë, ishte ai i Romeu Torres, në minutën e 63-të. Por, shpëtimtar i kësaj fitoreje ishte portieri shqiptar, që bëri pritje fantastike në minutat e fundit të ndeshjes.

Si përfundim, Olimpiakos Nikosia fitoi 1-0, dhe skuadra e 37-vjeçarit mban vendin e 12-të në renditje, me 20 pikë, 4 më shumë se sa Aris që gjendet në zonën e “ftohtë”.