Grabitja e shtëpisë në Lezhë, policia gjen kapuçin e njërit prej 'maskave'

Policia e Lezhës ka marrë në pyetje, dhjetra persona për grabitjen nga persona të maskuar të shtëpisë së një qytetari, Arben Isakut. Policia ka një gjurmë, ka gjetur një kapuç, që dyshon se u përket autorëve.  

Mbrëmë, pas orës 19:00, tre persona me maska dhe armë, kanë goditur me sende të forta të zotin e banesës dhe brenda 45 minutave, kanë marrë para dhe disa bizhuteri. Duke përfituar nga errësira ata kanë mundur të largohen, shtojnë të njëjtat burime.

Forca të shumta policore nisën krehjen e zonës duke përdorur dhe qenin gjurmues, ndërkohë që u ngritën pika kontrolli dhe u morën pamjet nga kamerat e zonës.