", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

FOTO/ Taksisti dhe pasagjerja, zbulohet identiteti i viktimave të aksidentit në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident tjetër i rëndë rrugor ka ndodhur në vend me dy të vdekur, ende pa kaluar trondija e tragjedisë së familjes Preka në Velipojë, e cila thuajse u shua tërësisht. Elena Abdillari, 23 vjeçe si dhe shoferi i taksisë Bujar Agalliu. 60 vjeç, me të cilin ajo po udhëtonte kanë vdekur në vend pasi një Benz i ka goditur nga mbrapa. 

Policia e Durrësit ka njoftuar se mbrëmjen e datës 21.02.2018, rreth orës 23:30, në autostradën Durrës-Tiranë, pa shkuar në Maminas, një Benz me targa AA 060 SP është përplasur me një Taksi me targa DR 475 TX.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i taksisë, B.A. 60 vjeç, banues në Durrës dhe pasagjerja, E.A. 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga veprimet paraprake dyshohet se Benzi e ka përplasur nga mbrapa Taksinë dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant.

Në Benz nuk është gjetur asnjë shtetas.

Në vendngjarje ndodhen Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për gjetjen e drejtuesit të mjetit tip Benz dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.