Kosova është edhe Serbi/ Nuk është analist serb, është preferenca e Ramës në Tiranë

Një analist i afërt me Kryeministrin Edi Rama tha në studion e “Opinion” se Kosova është edhe tokë serbe.

Sipas tij, nëse i referohemi historisë, “Kosova është edhe pjesë e Serbisë” dhe këtu ai i referohej kishave serbe.

Diplomatja Harxhi ka replikuar duke i kujtuar se gjithmonë Kosova ka qenë tokë shqiptare, ndërsa kishat kanë qenë gjithmonë të ngritura në toka shqiptare.

“Serbët e Mitrovicës janë të ardhur në Kosovë, ndërsa shqiptarët e Preshevës janë autoktonë në tokat e tyre”, tha Harxhi.

Mustafa Nano u shpreh gjithashtu në favor të këmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës.

Por Harxhi, është shprehur se mundësia e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është një ide e ngritur nga serbët, por që shqiptarët dalin të humbur.

Harxhi tha se historia e shkëmbit të territoreve ka nisur në 16 tetor në 2016, gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd.

Ajo bëri të ditur se në takimin ‘kokë më kokë’ që ka pasur me Vuçiçin, serbët kanë hapur tezën për ndarje të Kosovës dhe këmbimit të territoreve.