Deklarata teatrale e Lu për ta paraqitur Ramën si ‘gjoja-patriot’

Donald Lu u fsheh kur Rama e cilësoi kandidatin për president të SHBA, Donald Trump, si “turpi i njerëzimit”

Donald Lu nuk ka thënë asnjë fjalë për kanabisin.

Donald Lu heshti për arrestimin e Saimir Tahirit.

Donald Lu u bashkua në heshtje me veprimin e Ramës për të mos i hequr imuntetit Saimir Tahirit.

Donald Lu mbylli gojën dhe sytë për votimin e Ramës në OKB kundër nismës së Presidentit Trump.

Por Donald Lu bëri një deklaratë “të fortë” por teatrale për artikulimin e “marrëzisë” për bashkëpresindet të Shqipërisë së Madhe të artikuluar nga Rama.

Donald Lu bëri një deklaratë teatrale sepse askush në Tiranë nuk ja fishkëlleu se çfarë tha Rama.

Donald Lu bëri një deklaratë teatrale pasi të gjithë shqiptarët e kuptuan bllofin e radhës së Ramës për të hequr vëmendjen nga lidhjet e qeverisë me krimin e narkotrafiqet dhe kapjen e shtetit nga korrupsioni qeveritar.

Donald Lu bëri një deklaratë teatrale për ta nxjerrë Ramën si “gjoja-patriot” në sytë e shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri, ndërkohë që të gjithë shqiptarët e njohin shumë mirë patriotizmin e tij të shtirur

Donald Lu bëri një deklaratë teatrale për ti mashtruar shqiptarët se ai e kritikon Ramën, ndërkohë që shqiptarët nuk kanë dëgjuar nga Lu asnjë deklaratë për gjuhën e ndotur të Ramës ndaj shqetësimeve të tyre, sjelljen arrogante të Ramës ndaj halleve dhe problemeve të tyre.

Donald Lu bëri një deklaratë teatrale për ti treguar shefit të tij në Uashington se ndryshe se nga cfarë e akuzon opozita shqiptare apo disa senator republikanë ai e kritikon Ramën.

Donald Lu bëri një deklaratë teatrale pas deklaratës teatrale të Mogherinit duke treguar kështu se ata ishin në sintoni të gjithë bashkë, përfshi edhe Ramën, për ti dhënë një mbështetje Ramës si një “gjoja patriot”.

Askush nuk e beson këtë deklaratë. Të gjithë e konsiderojnë teatrale. Madje qesharake.

Donald Lu do të jetë i besueshëm vetëm

  • kur të flasë për 200 milion eurot e fshehura nga Rama në llogaritë off shore;
  • kur të flasë për arrestimin e Saimir Tahirit;
  • kur të flasë për implikimin e Olsi Ramës në cështjen Xibraka të drogave te forta;
  • kur të flasë për korrupsionin e Ramës dhe të ministrave të tij;
  • kur të flasë për blerjen e votave dhe kërcënimin e votuesve;
  • kur të flasë për vënien në kontroll të biznesit nga Rama;
  • kur të flasë për kapjen më së fundmi edhe të drejtësisë nga Rama;
  • kur të flasë për emërimin antikushtetues të Prokurorit të Përgjithshëm;
  • kur të shpjegojë përse Rama votoi kundër Presidentit të tij;
  • kur të shpjegojë përse heshti kur Rama e cilësoi presidentin e tij “turp të njerëzimit”;
  • e tjerë e tjerë.

Sepse nëse Donald Lu flet vetëm për “gjoja-patriotizmin” e Ramës apo “gjuhën e tij të shkujdesur” të gjithë e kuptojnë se kjo është një lojë, është një shfaqje teatrale e orkestruar nga Rama apo miqtë e tij për të zhvendosur vëmendjen e qytetarëve shqiptarë nga zhytja e Ramës në korrupsion, lidhjet e tij të ngushta me krimin dhe drejtimi prej tij i të gjithë narkotrafiqeve, pra për të shpëtuar Ramën.

Donald Lu duhet të bëjë diçka tjetër për të qenë i besueshëm!