FOTO/ Zjarr i madh tek ‘Pallati i Rinisë’, zjarrfikëset në vendngjarje

Një zjarr ka përfshirë një pjesë të objektit të ‘Pallatit të Rinisë’. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Zjarri ka ndodhë në një lokal, zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Gjithashtu ajo ka bërë të ditur se zjarri është lokalizuar shumë shpejt teksa nuk raportohet për persona të lënduar.