Ambasadori amerikan: Qytetarët kanë pritur shumë gjatë liberalizimin e vizave, është koha që ...

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, përmes një postimi në rrjetet sociale ka kërkuar që të ratifikohet Demarkacioni, pasi qytetarët kanë pritur shumë gjatë për liberalizimin e vizave.

 “Qytetarët kanë pritur shumë gjatë për liberalizimin e vizave, është koha që të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit. Hajde!”, ka shkruar Delawie.

Nesër Kuvendi i Kosovës nga ora 11:00 do ta shqyrtojë projektligjin për demarkacionin me Malin e Zi.