Ngjela shpërthen kundër Ramës: Futu në bodrun dhe fantazo, je i mbushur me...

Deklarata e Edi Ramës në Kosovë, në 10 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, për një president të unitetit kombëtar ka shkaktuar reagime të shumta.

Madje deklarata e Ramës ka nxehur së tepërmi edhe Spartak Ngjelën, sipas të cilit “Presidenti i përbashkët konsensual i Ramës ka lidhje më dëshirën e tij për destabilizimin e rajonit”.

“Akoma do ta mbajë Partia Socialiste, si kryeministër, një individ të mbushur me ligësi antikombëtare? E dëgjuat ligësinë Rama në Prishtinë për “presidentin konsensual” të dy shteteve? 

Një turp që tregon që Shqipëria ka si kryeministër një person që nuk di fare se çfarë është shteti, por që në të njëjtën kohë edhe një indivi që, i kapur në korrupsion nga avancimi i Reformës në Drejtësi, po kërkon destabilizim rajonal.

Po nga e polli Rama presidentin konsensual?

E para: si ka mundësi që dy shtete të pavarur, me strukturat e tyre juridike të zgjedhin një president konsensual për dy shtete?

E di ky injorant që presidenti i çdo republike demokratike është subjekt i të drejtës së shtetit të vet?

E di ky që sot, përderisa ka dy shtete të veçantë, shteti shqiptar dhe shteti i Kosoves, ka dhe dy të drejta të ndyshme nga njëra-tjetra?

E kupton dot kryeministri Rama që një President i përbashkët dy shtetesh është kërkesë primitive që vjen nga bashkimi i dy mbretërive?

Si ka mundësi që dy republika ballkanike të pavarura të drejtohen nga një President i përbashkët kur strukturat e të drejtës së tyre janë ngritur mbi dy kushtetuta të pavarura shtetesh të pavarur???

Sigurisht që kjo në fillim analizohet pse është thënë, dhe pastaj ngriht pyetja: pse e tha Rama tani?

Por ky kryeministër na tha që për presidentin konsensual është “nisur nga fantazia e tij”.

Sigurisht që u tërhoq nga qëllimi, se dështoi.

Pse shtetin, ky kryeministër, e di nocion fantsat?

Atëherë: pse rri ende dhe nuk ikën e të futet në çdo bodrum për të fantazuar marrëzinë e tij në një telajo?

Po socialistët akoma do ta mbajnë këtë individ fantast dhe antishtet që t’i drejtojë si kryeministër?

Por, duke e ditur aleancën shqiptaro-amerikane që funksionon në të dy shtetet, pyetja tjetër që ngrihet këtu është kjo: a është konsultuar Rama më Uashingtonin për këtë çështje?

Po Socialistët akoma do ta durojnë këtë kryeministër?

Për këtë duhet pyetur Gramoz Ruçi dhe Fatmir Xhafa”, shkruan ndër të tjera Spartak Ngjela.