VIDEO/ Demarkacioni, Kuvendi i Kosovës vendos të enjten...

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca për Demarkacionin të mbahet në ora 11:00.

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, e ka konfirmuar se Kryesia e Kuvendit ka shpërndarë për deputetët projektligjin për demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka thënë se kjo seancë do të mbahet me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në seancën e nesërme prej orës 11:00 do të shqyrtohet projektligji për demarkacionin me Malin e Zi, bashkë me marrëveshjen e fundit të arritur mes kryetarëve të shteteve, të cilën Konjufca e ka quajtur “bisht”.