Sqarimi i Bushatit

Zotit Ilir Meta, President i Shqipërisë.

(Përgjigje letrës suaj për sqarime rreth bisedimeve me Greqinë.)

Zoti Meta,

Unë, në cilësinë e ministrit të Jashtëm jam takuar në Korfuz me homologun grek. Aty kemi bërë biseda për (Shih Top Channel emisionin e lajmeve.)

Më pas ministri i Jashtëm grek u takua me mua në Korçë. Atje folëm per (Shih Klanin emisioni i lajmeve.)

Në se do hollësi të tjera (Shih emisionin Provokacija të Much Nanos me Ramën.)

Po mos mjaftuan as këto (Shih mua tek Babaramo.)

Besoj se kaq janë boll që të firmosni lejen për mbylljen e marrëveshjes me grekët.

Nëse doni te dini se ç’do përmbajë pasi të nënshkruhet (Shih televizionet greke, dëgjo radiot greke dhe lexo gazetat greke.)

Me respekt

Ditmir Bushati.