VIDEO/ Prangosen dy të rinj në Shijak, akuzohen për grabitje. Ja emrat

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia në Shijak, pasi ishin në kërkim për grabitje.

Burime zyrtare nga Policia e Durrësit kanë bërë të ditur se, janë vënë në pranga Florian Rushit dhe Serxho Llaftiu.

Këta të dy persona akuzohen se kanë vjedhur tre banesa në zonën e Shijakut.

Policia ka nisur hetimet edhe për të zbardhur disa ngjarje të tjera, ku dyshohet se dy të rinjtë mund të jenë të përfshirë.

 

Rastet e vjedhjeve për të cilat akuzohen

1. Më datë 20.02.2018, në lagjen “Popullore”Shijak dyshohet se kanë vjedhur magazinën e shtetasit R.K. ku kanë marrë 15 copë disqe automjetesh në vlerën 200 €/copa.

 2. Më datë 20.02.2018, në Shijak dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases D.D. ku kanë marrë tre televizorë të markave të ndryshme. 

3. Më datë 20.02.2018, në fshatin Shetel, Shijak dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit J.T. ku kanë marrë dy televizorë të markave të ndryshme. 

4. Më datë 11.10.2017, në Tiranë dyshohet se kanë vjedhur një motor.

U sekuestruan

1. Një automjet tip Benz në pronësi të shtetases L.R., të cilën e përdornin për transportimin e sendeve të vjedhura. 

2. Një motor me ngjyrë të zezë me mbishkrimin SYM e vjedhur në Tiranë më datë 11.10.2017. 

3. Katër biçikleta. 

4. Dy televizorë të markave të ndryshme. 

5. Njësi kompjuteri, monitorë, tastier.

 6. Tetë disqe alumini.