21 Shkurt 1272, Karli I i Anzhuinëve shpall Mbretërinë e Arbrit dhe veten, mbret i saj

Karli I i Anzhuinëve, me anën e një shpalljeje drejtuar arbëreshëve, që mban datën 21 Shkurt 1272, shpalli formimin e Mbretërisë së Arbërit (Regnum Albanum) dhe veten e shpalli Mbret i Arbërisë (Rex Albania).

Kjo ngjarje e rëndësishme shtetformuese në historinë e vendit tonë lidhet me forcimin e klasës feudale shqiptare dhe dobësimin e perandorisë bizantine. Arbërit në këto kushte marrin pjesë drejtpërsëdrejti në ngjarjet politiko­ushtarake për trashëgiminë e perandorisë? ata përfshihen në kryengritjen e madhe të viteve 1257­1258 dhe hyjnë në marrëveshje me anzhuinët. Mbreti Karli I, pushtoi Durrësin dhe nga Napoli shpalli krijimin e Mbretërisë së Arbërit.