Djegja e makinës së zyrtarit në Tepelenë, PD : Të gjenden autorët dhe porositësit

Pas djegjes së makinës së një drejtuesi lokal të Partisë Demokratike në Teplenë dhe pas denoncimit se kjo ka qenë një zjarrvenje e qëllimshme ndaj tij, ka reaguar Partia Demokratike e Shqipërisë e cila nëpërmjet nje deklrate për mediat, dënon me forcë aktin kriminal të zjarrvënies së qëllimshme të automjetit personal të këshiltarit të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tepelenës, z. Xhafer Meçe.

Në të njëjten deklaratë Partio Demokratike i bën thirrje policisë dhe prokurorisë të zbardhin pa vonesë ngjarjen dhe të arrestojnë e vendosin para ligjit autorët dhe porositësit e këtij akti të shëmtuar kriminal. Partia Demokratike shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për këshilltarin në Bashkinë e Tepelenës z. Xhafer Meçe dhe familjarët e tij thuhet në njofitmin e PD.