Prifti katolik: Me sa duket, Zoti të deshi më shumë se ne! Pushofsh në paqe, Noemi!

Prifti katolik i Shkodrën, Marian Gega, ka ndarë pas lutjeve të këtyre dy ditëve, një mesazh ngushëllimi për vdekjen edhe të pjesëtarit të katër të familjes Preka në Velipojë, vajzës 10 vjeçare, Noemit.

"Me sa duket, Zoti të deshi më shumë se sa ne, - shkruan Gega. - Më shumë se të qëndroje me ne, ndoshta të gjithë jetën, e pikëllueme, ai i Lumi preferoi të të bashkojë me babin, motrën e vëllaçkon tënd! Pushofsh në paqe Noemi!"

Tragjedia e Velipojës ndodhi të dielën në mbrëmje; një aksident fatal shkaktoi vdekjen e Edmond Prekës dhe dy fëmijëve të tij të mitur, djalit 9 muajsh dhe vajzës 5 vjeçare. Sot, ndërroi jetë edhe Noemi, vajza e tij 10-vjeçare, ndërsa bashkëshortja Evisa është e vetmja e mbijetuar fatkeqe e kësaj drame.