Mandadi i hequr për Rakipin dhe Rehovicën caktohen gjyqtarët në ‘Administrative’

Pas vendimit të KQZ për heqjen e mandatit për dy deputetët Aqif Rakipi nga PDIU dhe Gledion Rehovica nga LSI ata e kanë ankimuar këtë vendim në Gjykatën e Tiranës. Ndërkohë mësohet se është hedhur shorti në Gjykatën Administrative për ankimimin e dy deputetëve,   të cilëve iu hoq mandati  për shkak se ishin subjekt i dekrimalizimit.

Ankimimi i Aqif Rakipit do të shqyrtohet nga gjyqtari Gentian Hamiti, ndërsa për Gledion Rehovicën nga Emiljano Ruli. Seanca për ankimimin e dy deputetëve, pritet të zhvillohet javën e ardhshme. 

Më 5 janar 2017 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u hoqi mandatin dy deputetëve, atij të Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili kishte fituar mandatin në qarkun e Beratit, si dhe atij të PDIU-së, Aqif Rakipi, i cili e kishte fituar mandatin në Qarkun e Elbasanit.