Dhimbje dhe djegie gjatë urinimit? Ja mënyrat më efikase për të trajtuar infeksionet urinare në kushte shtëpie

Infeksionet e traktit urinar mund ta bëjnë procesin e urinimit, një proces kaq natyral, të duket si gjëja më e vështirë që keni bërë ndonjëherë ! Kjo e gjitha për shkak të ndjesisë së dhembjes dhe djegies që mund të shkaktojë infeksioni. Përpara se të vraponi në farmaci për të filluar antibiotikët provoni një nga metodat e mëposhtme natyrale, të cilat do të qetësojnë dhimbjet brenda një kohe të shkurtër.
1. Vitamina C.
Nëse jeni duke u përpjekur për të parandaluar një infeksion, marrja e dozave të larta të vitaminës C mund t’ju vijë në ndihmë. Vitamina rrit aciditetin e urinës tuaj, duke e bërë të vështirë për bakteret të shumohen.
2. Pini sa më shumë lëngje
Healthline rekomandon të pini sa më shumë lëngje për të parandaluar infeksionet e traktit urinar. Lëngjet ndihmojnë në thithjen e baktereve, duke parandaluar fshikëzën tuaj të bëhet një terren ushqyes për këto të fundit. 
3. Sode buke
Përzierni 1/4 lugë çaji sode buke në 1 filxhan uji dhe pijeni. Alkaliniteti i përzierjes supozohet të bëjë urinën tuaj shumë alkaline në mënyrë që bakteret të mos shumohen.
4. Majdanoz
Vendosni disa degëza majdazoni në një tenxhere ku keni hedhur 3 gota ujë dhe lëreni të ziejë për 6 minuta. Kulloni majdanozin dhe pijeni ujin si çaj.