Arrestohen 3 grabitësit e armatosur në Shkodër. Ja çfarë vodhën

Janë arrestuar nga policia tre personat që kryen një grabitje të armatosur në Shkodër.

Të tre të arrestuarit kanë vjedhur nga shtëpia e Mark Alisë në fshatin Dajç, një sasi të madhe parash, një automjet të tipit ML një çifte si dhe një celular.

Të tre grabitësit kanë arritur të shmangin alarmin e sigurisë së shtëpisë ku ndodhen vetëm dy të moshuarit, ndërsa policia ende nuk i ka bërë publik emrat e tyre.