A është Lulzim Basha i pazëvendësueshëm? Ja përgjigjia që jep Sali Berisha...

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se nuk ka penguar askënd të kandidojë për postin e kreut të PD-së, sikundër nuk i ka kërkuar as Lulzim Bashës dhe as të ndjerit Sokol Olldashi që të kandidojë.

“Nuk kam penguar askënd për të kandiduar, sikundër nuk i kam kërkuar askujt që të kandidojë, pasi kjo do të ishte një përgjgejësi e madhe.

Unë nuk do të kem asnjë kandidat për Partinë Demokratike, zgjidhja është e anëtarësisë së PD-së.

Unë nuk di asnjë njeri të pazëvendësueshëm dhe e kam thënë shpesh këtë për veten time. Njeri të pagabueshëm dhe të pazëvendësueshëm nuk ka”, tha Berisha, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ka figura sot në PD që mund të zëvendësojë, Lulzim Bashën.

Ish-Kryeministri tha se PD duhet të bashkojë të gjitha kontributet nga 1990 deri më sot, pasi ato janë një thesar i madh kombëtar.

“Demokratët janë grupacioni politik me vlerat më të larta morale në këtë shoqëri në kuptimin e lidhjeve me krimin, drogën dhe korrupsionin”, tha Berisha.