VIDEO/ Mbyllet pjesa e parë, Barcelona me fat kundër Chelseat

Në “Stamford Bridge” po luhet akti i parë i 1/8-ave të finaleve të Champions League ku Chelsea ka përballë Barcelonën, shkruan SYRI.net.

Në minutën e 37-të tronditet porta e Barcelonës. William gjuan nga distanca, topi godet shtyllën pingule të katalanasve, të cilët shpëtojnë për mrekulli.

Është përsëri William që shënjestron shtyllën në të 42’, ku Barcelona sot është me mjaft fat.

Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola, me blutë e Londrës që kanë qenë më të rrezikshëm.