Sondazhi/ Ermal Meta favorit për të fituar Eurovizion, ja në ?’vend renditet Eugent Bushpepa!

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro fituan festivalin më të rëndësishëm në Itali, “Sanremo”, por duket se suksesi i tyre nuk ka të ndalur, pasi ata janë favorit për të fituar edhe Eurovizio 2018.

Faqja e cila merret me sondazhet e “Eurovizion” Wiwibloggs” ka hapur një sondazh disa ditorë dhe në të morën pjesë 14721 persona nga e gjithë Evropa.

Në përfundim të sondazhit Ermal Meta dhe Fabrizio Moro kanë fituar me  3559 vota duke u renditur në vendin e parë.

Por ajo që është shpresëdhënëse është edhe numri i votave që ka marrë përfaqësuesi i Shqipërisë,  Eugent Bushpepa i cili është renditur në vendin e 4 me 1415 vota.

Gjithashtu Eugent Bushpepa me datat 7 shkurt, dhe 29 janar ka kryesuar sondazhet.

Në vendin e dytë në përfundim të sondazhit është renditur përfaqësuesit e Spanjës Alfred & Amaia, me  këngën “TU CANCIÓN”

ndërsa në vendi ne tretë Franca me Madame Monsieur.