VIDEO/ Shikoni si ngrihet në ajër avioni gjigant, më i madhi në botë

Avioni rus i modelit “Antonov 225 Mrya” është mjeti fluturues më i madh në botë.

Ai është 84 metra i gjatë dhe është i aftë që të mbajë 640 ton, (250 është vetë plus ngarkesën) kjo falë një hapje të krahëve prej 88 metrash.

6 motorë e shtyjnë kolosin në qiell me një shpejtësi prej 800 kilometrash në orë.

Një kuriozitet: Antonov është përdorur edhe nga ushtria amerikane për të transportuar mjetet ushtarake për në Irak.