FOTO/ De Vrij nuk rinovon me Lazion, hidhet në sulm klubi i madh i Serie A

Stefan de Vrij nuk do të rinovojë me Lazion, sikurse e rikonfirmoi edhe drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare, para ndeshjes me Veronën.

Megjithatë e ardhmja e mbrojtësit holandez do të jetë po në Serinë A. Interi po punon prej disa muajsh për ta bindur futbollistin, të cilit i ofron një ofertë 5-vjeçare me një pagë 4.2 milionë euro në sezon plus bonuset.

Në fakt, nuk është vetëm Interi që është hedhur në veprim për shërbimet e futbollistit.

Në skenë është shfaqur edhe emri i Barcelonës, Chelsea i Antonio Contes apo edhe Atletico Madrid i Diego Simeones. Nuk duhet nënvlerësuar edhe Zeniti në kampionatin rus.