Barcelona arrin marrëveshjen me lojtarin, gati transferta e bujshme

Arthur Melo ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën.

Mesfushori i Gremios po e kërkon kalimin te skuadra katalonase dhe tashmë marrëveshja ka mbetur në mes të dy klubeve.

Barcelona është e gatshme që të ofroj 20 milionë euro për transferimin e Arthur Melos, mirëpo Gremio e ka refuzuar ofertën e tyre.

Skuadra braziliane po kërkon 30 milionë euro, ndërsa në krahun tjetër katalanasit po shpresojnë të gjejnë një rrugë të mesme.