Patozi preket nga kujtimet: S'mund ta dinim se sot do të ishim mes dy gënjeshtrave të mëdha

27 vite pas rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës në Tiranë, ish-deputeti demokrat Astrit Patozi iu është rikthyer kujtimeve duke nxjerrë nga albumi një fotografi që duket e ka prekur mjaft e për të cilën shprehet: 

"Një kujtim i bukur në vitin e largët 1991. Me një grup studentësh dhe pedagogësh nga Kavaja, pjesëmarrës të grevës së urisë, që kulmoi më 20 shkurt me rrëzimin dhe heqjen zvarrë të bustit të diktatorit. 

Atëherë, kur askush nuk mund ta dinte dhe as nuk mund ta merrte dot me mend se pas 27 vjetësh do të ishim në mëshirën e "Rilindjes" dhe të "Republikës së Re", dy gënjeshtrave të mëdha, që të marra së bashku, e largojnë sot pothuajse po aq sa në atë kohë Shqipërinë nga Europa."